Prona pranë “Petro Ninit”/ Pronari: E vërteta e pronës! Kemi firmosur kontratë, por nuk e kanë zbatuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga ngjarjet më të përfolura këto ditë ka qenë përplasja e 11 marsit mes banorëve të një ndërtese pranë shkollës “Petro Nini” me policinë dhe përmbaruesit. Shumë i kanë dalë në mbrojtje banorëve, të cilët kanë pësuar shok të jashtëzakonshëm atë ditë dhe shumë të tjerë personit që thotë se është pronari legjitim i truallit.

Pikërisht për këtë arsye, Aleksandër Gavoci ka folur nga studio  e emisionit “Të Pa Ekspozuarit” duke thënë se prona për të cilën është duke u bërë gjithë sherri daton që prej vitit 1936 dhe pretendimet që pala tjetër ka, pra personat që jetojnë në atë shtëpi, janë të pabazuara.

Ai tha se veprimtaria e tij  në fushën e ndërtimit vijon prej 20 vitesh, por tregon se me familjen e Luan Llapaj ka pasur një marrëveshje për t’i dhuruar hyrje, por kjo marrëveshje pasi është firmosur, nuk është zbatuar nga pala tjetër.

Por për të pasur një panoramë më të qartë të asaj që është diskutuar në studio, lexoni një pjesë të bisedës së zhvilluar:

Gazetari:  Ishte një konflikt që e pamë të gjithë shqiptarët. Një ngjarje jo e mirë të thuash. Unë mendoj se ne duhet ta shikojmë edhe në këtë pikëpamje këtë ngjarje. Jo për një armiqësi.

Aleksandër Gavoci: Origjina e pronës është që 1936.  Kjo pronë është kthyer  në 1944, ndërsa në 1949 janë sekuestruar pronat e paluajtshme të Ali Rizait. Në vitin 1991, i gjithë ky dokumentacion është gjetur në arkivin e shtetit. Dy shtëpitë që ata pretendojnë sot, kanë qenë aty që në 1936.  Unë jam një ndërtues që ndërtojë tash e 20 vite në Tiranë. Oferta ime ka qenë , ia kam bërë ofertën.

Unë kam përfunduar duke më sharë  e përdhunuar. Janë tërhequr vetë ata. Janë 5-6 persona kanë qenë për të negociuar me këta. Kjo tokë është blerë. Kjo tokë është e imja. Më kanë përdhunuan avokat.  Unë do ia kisha falë edhe të tjerëve. Nuk kam nevojë për të ndërhyrë as bashkia. Përdhunimin që më kanë bërë nuk ia falë kurrë. Kanë lozur me eshtrat që nuk duhet. Prona është  shumë e shenjtë. Nuk kanë pranu. E kam cuar një grup mbi 10 herë dhe iu kam thënë hajde të mbyllim marrëveshjen.

Shpërndaje
Share.

Komento