Skip to content
Kryesore

Prokuroria e Tiranës jep pretencën për motrat Berisha

· 1 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka dhënë këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat akuzohen për sulmin ndaj 26-vjeçares Klea Prenga gjatë verës së kaluar.

Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar një dënim prej 3 vitesh burg për Mariela Berishën, e cila aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”. Nëse aplikohet gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të reduktohet në 2 vite burg.

Sa i përket Antonela Berishës, prokuroria ka kërkuar 3 vite shërbim prove, me mundësinë e uljes në 2 vite në rast të gjykimit të shkurtuar.

Motrat Berisha, të cilat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, përballen me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.