Prokuroria e Krimeve të Rënda apelon vendimin ndaj Tahirit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka apeluar vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, shkruan “Faxweb”.

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat e Prokurorisë, duke e dënuar Tahirin me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 3.4 vite dhe më pas u konvertua përfundimisht në 3 vite shërbim prove.

Trupa gjykuese e shpalli të pafajshëm ish-ministrin për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vite heqje lirie për ish-ministrin e Brendshëm.

Ndërkohë gjykata nuk e ka zbardhur ende vendimin e 19 shtatorit.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, Tahiri apeloi vendimin e gjykatës, ndërsa ish-shefi i Policisë së Vlorës e kishte bërë më parë një gjë të tillë.

Shpërndaje
Share.

Komento