Profesorët i kërkonin favore seksuale nxënëseve, shkarkohet drejtoresha e shkollës së muzikës në Fier

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Blerina Gjika nuk do të jetë më drejtoreshë e shkollës së muzikës “Jakov Xoxa” në Fier, ku pak javë më parë u zbulua një skandal seksual.

Mësohet se Drejtoria Arsimore e Fierit ka emëruar në vendin e Blerina Gjikës, Zamira Gjikën.

Skandali seksual i transmetuar në emisionin “Stop”, tregonte sesi dy mësues kërkonin favore seksuale nga nxënëset e tyre të mitura.

Agron Bego, i cili është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, i kërkonte favore seksuale një nxënëseje në këmbim të mungesave.

Në bisedat me nnxënesen ai thoshte se ishte zhigolo dhe ekspert në këto punë.

Pas Agron Begos u denoncua edhe profesori tjetër Vasil Niko.

Këtij të fundit iu zbuluan disa mesazhet telefonike me një nxënëse, të cilat i kalojnë normat etike.

Në një prej komunikimeve, profesori i thoshte nxnënëses: “Çfarë i duhet atij se kur duhet të ndodhë kjo. Këtij nuk i besohet se çfarë kemi ne. Agroni thjesht donte të të q*** dhe të të shihja si një p***.”

Shpërndaje
Share.

Komento