Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Procesi i rindërtimit do monitorohet, presidentja e KE: Parimet bazë të respektohen

19:59 17/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë e thirrur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i kaloi pritshmëritë.

Shtetet më të fuqishme të botës dhuruan 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, në formën e huave, projekteve dhe granteve.

Menjëherë pas Konferencës, von der Leyen shkroi në Twitter, se ky ishte një lajm i mirë për shqiptarët.

Më tej ajo u shpreh, se BE ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen.

Ndër të tjera presidentja e KE tha se do të dërgohen në Shqipëri ekspertë europianë, për të monitoruar zbatimin në mënyrën e duhur të rindërtimit.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku“, tha von der Leyen.

Pas Konferencës, kryeministri Edi Rama nuk i fshehu emocionet, teksa falenderoi të gjithë kontribuesit.

Më tej shefi i qeverisë tha se shuma e mbledhur është përtej fantazisë së tij.

Për më shumë informacion lexoni këtu.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BErindertimivon der leyen

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Shpallet një tjetër person në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, ja cili ishte roli i tij

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English