Probleme të shumta me pasurinë, një tjetër gjyqtare ngec në rrjetën e Vettingut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjyqtarja e Apelit të Korçës Brunilda Malo është shkarkuar nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme të shumta në deklarimet e pasurisë, për disa apartamente dhe të ardhurat e bashkëshortit.

Ndërkohë kërkesat për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, apo përjashtimin e trupës gjykuese, janë hedhur poshtë, si të pabazuara.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilita, pranuan provat e gjyqtares, por vendosën sërish të rrëzojnë kërkesat e saj.

Malo e ka nisur karrierën në 1995-ën si gjyqtare në Kolonjë.

Prej vitit 2003 ajo është emëruar në Apelin e Korçës.

ILDKPI konstatoi deklarime të pasakta dhe mungesë dokumentacioni për disa prej pasurive.

KPK gjatë seancës përsëriti disa herë, se subjekti nuk arriti të provonte të ardhurat nga aktiviteti i bashkëshortit në kompaninë “D&G Construction”.

Shpërndaje
Share.

Komento