“Përpjekja nuk mbyllet këtu”/ Rama publikon foton e Lleshajt me Alvinin, falënderon edhe kryeministrin italian

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Alvin Berisha ka shpëtuar përfundimisht nga makthi i kampit të luftës në Siri.

Operacioni u krye nga një skuadër speciale e policisë sonë, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama në profilin e tij në rrjetet sociale.

Shefi i qeverisë ka publikuar një foto të Alvinit me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ky i fundit po përcjell Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, nga ku më pas ky i fundit do të niset drejt Romës, dhe do të bashkohet me babanë e tij.

Rama ka falënderuar kryeministrin italian, Giuseppe Conte dhe dy organizatat humanitare që morën pjesë në operacion.

Më tej Rama shtoi, se përpjekja e shtetit shqiptar nuk mbyllet këtu, pasi në kampin famëkeq ka ende fëmijë e gra nga Shqipëria.

Shpërndaje
Share.

Komento