Shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane së vaksinës anti-covid “BioNTech”, Ugur Sahin, ka deklaruar se covid-19, mund të jetë prezent mes njerëzve edhe deri në 10 vitet e ardhshme.
Përpos përparimit me vaksinën anti-covid, Sahin tha gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, se ai beson që virusi mund të mbijetojë edhe në ajër apo sipërfaqe të ndryshme, për disa vite.
I pyetur nga gazetarët se kur do besonte që bota mund të ishte në gjendje të kthehej në normalitet, Sahin u përgjigj: “Na duhet një përkufizim i ri i “normalitetit”.
Sipas shefit ekzekutiv të “BioNTech”, Ugur Sahin, ky “normalitet i ri”, nuk nënkupton vetëm faktin e një skenari ku të gjithë vendet do të futen në karantinë, edhe pse sipas tij kjo gjë mund të jetë e mundur deri në fund të verës.
Ndër të tjera Sahin komentoi po ashtu edhe variantin britanik të koronairusit.
Ai u shpreh se ka besim se vaksina e koronavirusit e kompanisë së tij do të jetë efektive edhe kundër variantit të ri, por studimet e mëtejshme duhet të jenë plotësisht të sigurta.
Shefi ekzekutiv i BioNTech, tha se për të pasur një përgjigje konkrete lidhur me këtë shqetësim, kompanisë i duhen të paktën edhe dy javë./Gazetareforma.com/