Presioni ndaj deputetëve/ Hajdari akuzon Litën, nxjerr letrën e dorëheqjes së Fatjona Dhimitrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rudina Hajdari ka reaguar sërish në lidhje me votimin e Grupit Parlamentar të PD, që zgjodhi si kryetar Korab Litën.

Hajdari nuk e ka pranuar këtë gjë dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije më herët se ishte ende ajo kryetarja.

Demokratja në reagimin e fundit, ka akuzuar  Korab Litën dhe gangsterët e tij, për presion ndaj deputetëve.

Ajo ka publikuar një dokument të firmosur nga deputetja demokrate, Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur largimin nga Grupi Demokrat nëse ky vendim qëndron.

Hajdari sqaron, se pamjet filmike të Kuvendit, do t’i dërgohen Prokurorisë.

Postimi i plotë

Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.

Ndërkohë Korab Lita, në një deklaratë të pak orëve më parë për mediat, shprehej se Hajdari ka zhgënjyer besimin e deputetëve demokratë.

Ai pretendonte se e bija e Azem Hajdarit, kishte diktuar në mënyrë verbale dorëheqjen e saj.

Shpërndaje
Share.

Komento