Abuzoi seksualisht me njërën prej tre motrave me probleme mendore, gjykata jep dënimin për 75-vjeçarin nga Lezha

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, një 75-vjeçar, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale, me një vajzë me probleme të shëndetit mendor.

I moshuari me iniciale K.P. fillimisht u dënua me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje me 1/3, shkruan “Faxweb”.

Dënimin 75-vjeçari do ta kryejë në një burg të zakonshëm, ndërsa të gjithë shpenzimet e gjyqit do të paguhen nga vetë ai.

I moshuari u arrestua nga Policia e Lezhës, pas një videoje të shfaqur në rrjetet sociale, duke abuzuar me një nga tre motrat me aftësi të kufizuara, që jetonin në Lezhë.

Pas një investigimi të BIRN, u zbulua se motrat ishin abuzuar për rreth 3 vite nga persona të ndryshëm.

Ato mbetën shtatzënë dhe lindën fëmijë.

I moshuari  ndërkohë është i dënuari i vetëm prej abuzuesve.

Në prill të këtij viti, pasi u mësua se njëra prej motrave ishte sërish shtatzënë, Shërbimi Social Shtetëror i zhevendosi në dy qendra të ndryshme në Vlorë dhe në Elbasan.

Ndërsa për nënën e tyre nuk është gjetur ende një zgjidhje.

Shpërndaje
Share.

Komento