Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Dorëzohet padia e parë për ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve

11:34 15/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Dorëzohet padia e parë për ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve

Një qytetare ka depozituar padinë e parë ligjore në lidhje me ndotjen e rëndë të ajrit të shkaktuar nga zjarri që përfshiu për disa ditë landfillin e Elbasanit, duke djegur mbetje urbane në shkallë të gjerë.

E shoqëruar nga avokati i organizatës “Drejtësia Sociale”, Gentian Sejrani, ajo kërkon dëmshpërblim për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore si pasojë e ndotjes.

Sipas një njoftimi të publikuar nga “Drejtësia Sociale” në rrjetin “Facebook”, qytetarët e Elbasanit kanë përjetuar simptoma shqetësuese gjatë ditëve të zjarrit, si vështirësi në frymëmarrje, djegie të syve, dhimbje koke dhe ndjesi të përziera.

Prej vitesh, Elbasani përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence në menaxhimin e mbetjeve, duke e bërë këtë veprim një precedent të rëndësishëm për komunitetin dhe llogaridhënien institucionale.

Postimi i plotë:

Një javë pas protestës së zhvilluar në qytetin e Elbasanit kundër ndotjes që vjen nga zjarret e pamenaxhuara të mbetjeve, një qytetare nga Elbasani, e diagnostikuar me astmë bronkiale në formë të rëndë, ka depozituar një padi civile kundër kompanisë “ECO–ELB” sh.a dhe Bashkisë Elbasan, për dëmet e shkaktuara nga ndotja ajrore e shkaktuar pas zjarrit të madh në landfillin e mbetjeve më 1 korrik 2025. E shoqëruar nga aktivisti dhe avokati i Drejtësi Sociale, Gentian Sejrani, qytetarja kërkon dëmshpërblim për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, si pasojë direkte e kësaj ngjarjeje.

Zjarri, i cili përfshiu hapësira të mëdha të landfillit pranë inceneratorit, çliroi re të dendura tymi të zi, me erë të rëndë djegieje plastike dhe materiale organike, që për ditë të tëra u përhapën në zonat e banuara. Gjatë javës së parë të muajit korrik, qytetarët e Elbasanit, përfshirë edhe paditësen, përjetuan simptoma shqetësuese si vështirësi në frymëmarrje, djegie në sy, dhimbje koke dhe ndjesi të përziera.

Kjo nuk është hera e parë që një ngjarje kaq e rëndë ndodh. Ngjarje të ngjashme janë regjistruar në të njëjtin vend edhe në vitet 2022 dhe 2023, duke treguar se kompania “ECO–ELB” sh.a ka dështuar të marrë masa parandaluese, pavarësisht precedentëve. Nga ana tjetër, Bashkia Elbasan nuk ka vepruar sipas përgjegjësive që i ngarkon ligji për mbrojtjen e jetës dhe mjedisit të qytetarëve.

Sipas matjeve të realizuara nga organizata COPLAN më 2 korrik, cilësia e ajrit ka qenë shumëfish mbi normat e lejuara të BE-së, duke përfshirë nivele alarmante të NO₂, CO₂, metanit, komponimeve organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5/PM10 – me pasoja të rënda për shëndetin, veçanërisht për personat me sëmundje kronike respiratore. Kjo padi është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane. Ne qëndrojmë pranë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të jetojnë në një mjedis të pastër dhe të sigurt!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Landifi i Elbasanitpadi

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English