Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presionet apo premtimet? Çfarë e bëri kryesinë e FRD-së t’i bashkohet Veliajt në fushatë

21:26 31/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Përplasja që ndodhi te zyrat e Frymës së Re Demokratike disa javë më parë ishte një ngjarje e paprecedentë që solli reagime mjaft të ashpra. Pa asnjë lajmërim zyrtar, Bashkia e Tiranës dërgoi policinë për të bastisur zyrat, pasi sipas tyre, ishin në pronësi të bashkisë dhe kontrata për to kishte skaduar.

Pas konfliktit fizik me policinë bashkiake, ku u përfshi edhe presidenti Ilir Meta, FRD humbi gjyqin me bashkinë për mbajtjen e zyrave dhe kjo “fitore” e Erion Veliajt ka tunduar gjithë kryesinë e FRD që t’i bashkohen në bllok për fushatë.

Natyrisht edhe Veliaj nuk e ka humbur rastin që ta reklamonte këtë “rekrutim” dhe ka ndarë në rrjetet sociale fotot e takimit me ish-Kryesinë e FRD tashmë.

“Me miqtë e FRD, – asaj qytetare me kulturë që nuk zapton! Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, ndaj bashkë për më shumë punë se s’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj krahas fotos.

Kur zaptimi përmendet nga Veliaj është natyrshme që të duket ironike. Thënë këtë pasi Erion Veliaj është njeriu që prej më se 5 vitesh ka zaptuar Tiranën me kulla e beton. Dhe ishte pikërisht ky preteksti që përdori për të nxjerrë FRD-në nga zyrat: kishte zaptuar një pronë që ishte e bashkisë dhe kontrata për të kishte përfunduar 4 vite më parë. Mes punëve të shumta që ka mbi supe, Veliaj mund ta ketë harruar për 4 vite faktin që në zyra po qëndrohej pa kontratë dhe arriti të kujtohej vetëm pasi FRD u bë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike, pak para zgjedhjeve.

Për katër vitet që kryetar i kësaj force politike ishte Bamir Topi, Veliaj nuk u kujtua asnjëherë që kontrata kishte skaduar, duke qenë se në zgjedhjet lokale të 2015-ës Topi bëri edhe koalicion me mazhorancën duke pasur edhe një nënkryetar në Bashkinë e Tiranës. Madje Topi u shfaq edhe krah Veliajt duke ushtruar sportin e preferuar të këtij të fundit: mbjelljen e pemëve. Natyrisht kjo mbështetje e Topit ndaj Veliajt nuk vinte pa një shpërblim nga pas.  Bamir Topi nëpërmjet lidhjeve familjare e njohjeve në Bashkinë e Tiranës ka marrë vazhdimisht punë e favore.

Ndoshta kjo është metoda që ka përdorur Veliaj për të bindur edhe kryesinë e FRD që t’i bashkohet për fushatë. Favore ose premtime për të ardhmen, kundrejt reklamimit të figurës së tij si njeriu që mbledh rreth vetes çdo gjë. Gjithsesi kjo nuk përjashton faktin se kryesia mund të jetë frikësuar shumë nga përplasja fizike te zyrat dhe përfshirja e kryetarit, Sali Shehu dhe presidentit Ilir Meta mund t’u jetë dukur e papranueshme për parimet e tyre qytetare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: frdfushatëkryesia e frdVeliaj

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Skandali/ Një protezë në Spitalin e Traumës kushton 3 mijë euro, ministrja “ka humbur” në propagandën e vaksinave

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English