Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Sipas axhendës, Erdogan tashmë ka mbërritur në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Takimi “kokë më kokë” i të dyve do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët në Kryeministri.
Vizita e Erdogan në Tiranë do të përmbyllet me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë e cila u ndërtua me fondet e qeverisë turke, investim i cili kushtoi 30 mln euro.
Axhenda
11:30- Ceremonia e pritjes në presidencë, takim kokë më kokë me presidentin Begaj
12:15- Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15- Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25- Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
14:35- Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
15:00- Drekë në Pallatin e Brigadave
16:50- Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë