Skip to content
Rajoni

Presidenti Thaçi niset papritur drejt SHBA, mister vizita zyrtare në Uashington

· 1 min lexim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se është nisur papritur me avion drejt SHBA-së.

Mësohet se presidenti do të shkojë në Uashington për vizitë zyrtare, por nuk  dihen ende arsyet apo se kë do të takojë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas disa muajsh i izoluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur sërish udhëtimet protokollare zyrtare.

Ndërkohë kujtojmë që në muajin qershor Thaçi ishte nisur në një takim në Uashington të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, për finalizimin e një marrëveshjeje historike ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm dy ditë përpara shkuarjes në Uashington, Thaçi u kthye në mes të rrugës pas akuzave për krime lufte nga Prokuroria Speciale në Hagë./GazetaReforma.com/