Skip to content
Të Gjitha

Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” mjekun Tritan Kalo

· 2 min lexim

Mjeku i njohur Tritan Kalo  është  vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta.  Meta deklaroi gjatë fjalës së tij presidenti  se kjo është e vonuar për shkak të kontributit të veçantë që Kalo ka dhënë gjatë kësaj periudhe.

“Edhe unë jam vërtetë i nderuar për këtë gjë që ndoshta është edhe e vonuar. Por në përgjithësi jam shumë bashkëpunues. Në rastin konkret kjo ide është shumë konsesuale në radhë të parë me publikun dhe qytetarët tanë.

Që kanë gjetur te figura e profesor Kalos një personalitet ndërgjegjësues shumë aktiv, shumë bashkëpunues me qytetarët, institucionet dhe mediat por edhe kritikët ndaj të gjithëve.

Për t’i përqendruar energjitë te pasojat e kësaj pandemie. Pas çdo jete që shpëtohet gjendet një mjek ose mjeke që punon pa u lodhur. Jam i nderuar të vlerësoj një njeri fisnik”, u shpreh presidenti Meta.

Vetë Kalo deklaroi se kjo dekoratë nuk shkon vetëm për të por për të gjithë personelin shëndetësor që ka punuar me bardhësinë e shpirtit gjatë periudhës së pandemisë.

“Kënaqësi të jem në një sallë të tillë që ka një emër të veçantë. Nder i madh që të kem në prani në këtë sallë kolegë dhe miq. Kjo dekoratë është për të gjithë personelin shëndetësor që punojnë me bardhësinë e shpirtit kudo ku ndodhet. Njeriu punon një jetë të tërë për të ndihmuar të tjerë. Dhe njëherë faleminderit dhe sukses të gjithëve”, tha Kalo.