Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidenti Meta letër Presidentes së Konfederatës Zvicerane: Mirënjohës që vendi juaj ka mbështetur vazhdimisht Shqipërinë

18:04 01/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër këtë të mërkurë Presidentes së Konfederatës Zvicerane Simonetta Sommaruga, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Me anë të kësaj letre presidenti shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe e falënderon Presidenten Sommaruga për ndihmën e menjëhershme që Zvicra i ofroi Shqipërisë për t’u përballur me pasojat e tërmetit ë 26 nëntorit 2019, gjithashtu edhe për angazhimin e saj konkret në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve.

Ndër të tjera Meta shkruan se është shpresë plot për këtë Jubile të Artë që lidhjet dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm i miqësisë do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy vendeve dhe popujve tanë.

Letra e plotë

E nderuar Zonja Presidente, Shkëlqesia Juaj, Simonetta Sommaruga,

Me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur që kam mundësinë të ndaj kënaqësinë e festimit të këtij momenti të mrekullueshëm me Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin zviceran.

Ne gëzohemi sot për lidhjet miqësore të shumëfishta dhe të vërteta, që Shqipëria dhe Zvicra kanë zhvilluar ndër vite. Ne jemi mirënjohës që vendi Juaj ka mbështetur vazhdimisht Shqipërinë drejt konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe qeverisjes demokratike; zhvillimet e bëra në sektorë të tillë si ekonomia, infrastruktura dhe energjia, si dhe sistemi i kujdesit shëndetësor.

Duke folur për këto zhvillime shumë pozitive, unë jam shumë mirënjohës që Zvicra, si një nga investitorët e parë në Shqipëri, vazhdon të jetë një kontribuese e shkëlqyer për përparimin e vendit.

Shfrytëzoj këtë rast për t’Ju falënderuar për ndihmën e menjëhershme dhe të jashtëzakonshme që Zvicra i ofroi Shqipërisë për t’u përballur me pasojat e tërmetit ë 26 nëntorit 2019, gjithashtu edhe për angazhimin e saj konkret në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve. Gjithashtu, më lejoni të shpreh mirënjohjen time edhe për ndihmën që Zvicra i dha Shqipërisë në përballimin e pandemisë COVID-19.

Unë e vlerësoj shumë rolin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Falë përkrahjes dhe mundësive që ka krijuar Zvicra, ky komunitet është i integruar më së miri dhe ka kontribuar vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer kështu si një urë lidhëse për miqësinë afatgjatë dhe të fortë midis kombeve tona.

Jam shpresëplot për këtë Jubile të Artë që lidhjet dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm i miqësisë do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy vendeve dhe popujve tanë.

Duke shprehur edhe një herë urimet e mia më të përzemërta për 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, Ju lutemi, Shkëlqesia Juaj, pranoni vlerësimit tim më të lartë. 🇦🇱🤝🇨🇭

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
Para

I riu palestinez bie nga pallati në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital/ 40 vjeçarja aksidentohet te “Pallati me Shigjeta”

Lajmet e fundit

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English