Skip to content
Politikë

Presidenti mesazh politikës: Kthejini sytë nga qytetarët

· 1 min lexim

Në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Pavarësisë, Presidenti i Republikës u bëri thirrje politikanëve shqiptarë të fokusohen tek qytetarët dhe të promovojnë dialogun për çështjet e integrimit.

Ai theksoi rëndësinë e dhënies së një shembulli të pjekurisë politike në funksion të zgjedhjeve demokratike.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit apeloi për mbështetje të vazhdueshme ndaj procesit të integrimit dhe reformave në drejtësi.

“Pavarësia e Shqipërisë, mbetet në çdo nëntor, agimi i ri i ëndrrave dhe simboli më i qartë i vendosmërisë shqiptare. Çdo nëntor është një rifillim dhe një vijim, ku vazhdojmë të ndërtojmë me vendosmëri arritjet e një vendi që është pjesë e Europës dhe që rilindi në vitin 1912 si shtet i pavarur”, tha Begaj.

“Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij. Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni! Hapja e kapitujve me Bashkimin Europian është më shumë sesa një proces teknik, është test i pjekurisë sonë kombëtare”, shtoi Presidenti.