Skip to content
Të Gjitha

Presidenca në blu/ Meta: I bashkohem kauzës së madhe

· 1 min lexim

Tashmë prej ditësh qarkullon si në media ashtu edhe në rrjetet sociale fushata e krijuar për Autizmin dhe mesa duket edhe institucioni më i lartë i vendit, Presidenca është bashkuar me kauzën.

Më herët presidenti, Ilir Meta ka postuar në rrjetin e tij social, Facebook, një video interesante të Presidencën e ndriçuar e gjitha në blu.

Ndërsa si slogan Meta ka vendosur “Ndriço blu” dhe kjo është bërë në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Postimi i plotë

Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, i bashkohem sot fushatës globale “Ndriço Blu”! 💙 #WorldAutismAwarenessDay#LightItUpBlue

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/984984251892023/