Skip to content
Të Gjitha

Prej disa ditësh i shtruar në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

· 1 min lexim

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së Fatos Nano prej ditësh është shtruar në spital pasi vuan nga sëmundja SPOK, e cila prek kryesish mushkritë.

Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka zbuluar se Nano ndodhet në një situatë shqetësuese, por theksoi se mjekët e kanë nën kontroll.

Ai deklaroi në një intervistë televizive se gjendja aktuale shëndetësore e ish-kryeministrit të bën të shpresosh se do të ketë përmirësime.

“Gjendja është nën kontrollin e mjekut, të cilët po e monitorojnë nga momenti në moment. Është një gjendje me ulje-ngritjet e saj dhe që realisht të bën të shpresosh për të mirën dhe të ketë një situatë stabël. Natyrisht nuk është një situatë e mirë, është një situatë komplekse, por që mjekët e spitalit ku është shtruar Nano po e ndjekin dhe familjarët e tij nuk kanë informacion më shumë se sa ju keni. Pra, është një situatë që realisht ka shqetësime reale për gjendjen fizike të zotit Nano”, nënvizoi Klosi.