Skip to content
Të Gjitha

Prej 5 muajsh i humbur\ Gjendet i pajetë trupi i të riut shqiptar

· 1 min lexim

Greqi-Një shqiptar, 26-vjeçar, është zhdukur të hënën e 29 korrikut të këtij viti.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Chios Mastichohoria, në Greqi.

Familjarët kanë denoncuar humbjen e tij një ditë më pas, kur edhe filluan kërkimet, por nuk ka patur asnjë të re për muaj më radhë.

Së fundmi, mëngjesin e sotëm është gjetur edhe trupi i pajetë i tij pranë varrezave Kalamoti.

Sipas mediave greke, një oficer policie, i cili kishte dalë për gjueti, gjeti të varur të ndjerin në një degë peme, duke lajmëruar më pas kolegët e tij.

Sipas raporteve,  trupi i pajetë i 26-vjeçarit ishte në gjendje të avancuar dekompozimi.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por pranë kufomës është gjetur celulari i tij, që është marrë nga policia.