Skip to content
Të Gjitha

Prej 3 javësh pa asnjë rast, kinezi rikthen COVID-19 në Durrës

· 1 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan 8 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e të prekurve ishte edhe një person nga Durrësi, qytet ky ku prej tre javësh nuk kishte asnjë rast të ri.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Kina, i cili banonte në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar.

Mësohet se kinezi ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik, ndërsa pritet që të gjithë personat që kanë pasur kontakt me kinezin, t’i nënshtrohen tamponit.

Me rastet e reja të regjistruara ditën e sotme, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 803.

Që nga nisja e epidemisë janë shëruar 68% e të prekurve, ndërsa në spitalet COVID po marrin shërbim 34 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive.