Skip to content
Të Gjitha

“Poshtë tradhtari, vendosni Ismail Qemalin!”, përdhoset busti i mbretit Zog në Tiranë

· 1 min lexim

Busti i Mbretit Zog, i vendosur në bulevardin që mban emrin e tij, është dhunuar nga persona të paidentifikuar.

Sipas “A2 CNN”, në bazamentin e statujës është shkruar: “Poshtë tradhtari! Spiun i Serbisë! Vendos Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Bajram Currin!”.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e autorëve.

Ahmet Zogu u shpall mbret i shqiptarëve dhe udhëhoqi Shqipërinë nga viti 1928-1939, kur Italia pushtoi vendin tonë.

Ai nuk u kthye më kurrë në Shqipëri pas çlirimit, pasi regjimi komunist e ndaloi diçka të tillë.

Zogu vdiq në mërgim në vitin 1961

Statuja e tij ndërkohë u vendos te zona e ish-stacionit të trenit në vitin 2012.