Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kabineti i spiropykave”/ Ish –ministri i Ramës ironizon ‘Qeverinë e re’

09:05 03/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ish—Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar me nj postim në rrjetin e tij social nw Facebook, ku shprehet duke shigjetur dhe ironizuar kabinetin qeveritar ‘Rama 3”, emrat e të cilit u bënë publik një ditë më parë.

“Kabineti i spiropykave”. Kështu e ka përkufizuar Manjani Qeverinë, “Rama 3”.

Sipas tij, Elisa Spiropali ka meritë të veçantë, sepse sapo ajo u fut në kabinet ndihmoi njerëzit për të përkufizuar llojin e kabinetit që preferon Rama.

“Spiropali është modeli i duhur i personit.

Spiropalizimi është sjellja publike e preferuar që i sjell rehatllëk udhëheqësit.

Modeli i kabinetit qeverisës quhet i Spiropalizuar.

Të kuptohemi, këto terma nuk janë përkufizime për inteligjencën personale të personave që përzgjidhen ministra, as për zonjë Elisë në vetvete, por sjellja publike dhe politike e tyre duhet të ketë e Spiropalizuar.

Pra nëse pranon të flasësh kodra pas bregut; të thuash pas çdo ngjarje se “për këtë bëhen filma”; të lehësh në media e rrjete sociale tekst të shkruar nga bosi; të bësh xhadën kur të kërkohet; të bësh zhurmë kur llafosesh vetë ose dikush tjetër; të firmosësh e të marrësh vendime pa menduar; të marrësh vendime pa bërë mbledhje, diskutime mbi temën jo e jo, plotëson kriterin për të qenë i Spiropalizuar. Për pasojë për t’u emëruar minister”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Sipas tij, kabineti që u shpall dje është totalisht i tillë, i Spiropalizuar pra.

“Një listë me emra të rinj e të vjetër që sillen, flasin e gjestikulojnë njësoj.

Ata të gjithë bëjnë prova para pasqyrave të imitojnë Bosin kur flasin në publik.

Por u duhet të flasin me fjalë të thjeshta, të Spiropalizuara dmth.

 Një tufë pulash që kërcënohen nga tufa e grerëzave që i akomodoi në kryesi dhe forumet e PS dje.

Një tufë pulash që nuk meritojnë as ti thërrasësh paraprakrakisht për ti propozuar detyrën…

Eshtë e tepërt të kërkosh konstitucionalizëm në mjedis të Spiropalizuar.

Kështu që asgjë e re nuk del më nga ky mjedis i kalbur deri në palcë…

Ata duhet të ishin në opozitë, por janë aty në mënyrë krejt të panatyrshme. Ndaj dhe spiropalizohen që ta shtyjnë sa ta shtyjnë…

Nëse Noli do ishte gjallë do ta përshtaste fjalën e tij mbi Kabinetin e Pykave.

Do ta quante të Spiropykave.”, shkruan më tej Manjani.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: iroziminmanjaniqeveria re

Të tjera

“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Kush është polici që i vendosën tritol makinës në Durrës (Emri+Video)

Kush është polici që i vendosën tritol makinës në Durrës (Emri+Video)

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English