Policia rrethon Shkodrën/ 11 të arrestuar për fajde

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë arrestuar rreth 11 persona në Shkodër.

Këta shtetas prej kohësh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetaret.

Numri i arrestimeve pritet të rritet, ndërsa në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16.

Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4 të mëngjesit  dhe janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet.

Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe më tej.

Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Në vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.

Shpërndaje
Share.

Komento