Skip to content
Të Gjitha

Policia kontrolle në banesat e të prekurve me Covid: Mos dilni jashtë, i kemi të gjitha listat

· 2 min lexim

Pas rritjes së të infektuarve në vend dhe situatës epidemike policia e Korçës ka vijuar kontrollet në banesat e të prekurve nga koronavirusi të cilët qëndrojnë të izoluar.

Policia e Shtetiti ka kërkuar të mos dalin nga shtëpia, pasi listat e përditësuara zotërohen nga autoritetet, që më pas bëjnë edhe kontrollet.

Kontrollet ushtrohen në kuadër të respektimit të masave anticovid për të parandaluar përhapjen e sëmundjes të cilat vijojnë çdo ditë.Sakaq bëhet apel për ruajtjen e distancës fizike në biznese e lokale, dhe kujdesin e higjienës personale.

Njoftimi i policisë 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në qarkun Korçë, Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2796071500679203/?vh=e