Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia jep detajet mbi drogën e sekuestruar në doganë e Bllatës, arrestohet drejtuesi i mjetit

19:51 05/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pas lajmit se në doganën e Bllatës pak orë më parë ishte ndaluar një kamion me logo mobilerie dhe që transpotonte lëndë narkotike kanabis sativa, ka ardhur edhe njoftimi i policisë.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar 370 kg kanabis sativa dhe për këtë ka rënë në prangat e policsë shtetasi Florian Alimani, 26 vjeç banues në Durrës dhe me origjinë nga fshati Gjoricë.

Lënda narkotike, ishte e fshehur në brendësi të një kamionçine tip ‘Benz’ dhe drejtuesi i mjetit u ndalua në vijën e dytë në dalje nga Shqipëria, pasi kishte destinacion Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për  dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje

Njoftimi i policisë:

Bllatë/ DIBËR

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare

Policia Kufitare Bllatës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 26 vjeçari, i cili tentoi të trafikojë 370 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të  narkotikëve, kanë shtuar kontrollet dhe bazuar  edhe në bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, dhe shkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimine  Narkotikëve në DVP Dibër,  kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip “Benz”,   me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinës lëndë narkotike.  Kontrolli ka vijuar nga grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet e fshehur një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të  kamionçinës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për  dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 dhe viktimave , reagon presidenti Meta:”Qeveria të shtojë buxhetin për shëndetësinë”

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English