Skip to content
Bota

Policia italiane arrestoi shoferin që i mori jetën shqiptarit, zbardhet dëshmia: “E ndalova makinën, por u largova nga tmerri”

· 1 min lexim

35-vjeçari shqiptar, Franko Gjinaj, u përplas nga një makinë në Torino, ku si pasojë gjeti vdekjen më 19 janar.

U bë me dije se zona ku ndodhi aksidenti është e pandriçuar.

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë natës së aksidentit kishte një mjegull të fortë, çka vështirëson punën e policisë.

Mirëpo, së fundmi karabinierët kanë arrestuar shoferin.

34-vjeçari ka thënë para bluve se fillimisht e ka ndaluar automjetin.

Pasi kishte parë viktimën, ishte larguar nga tmerri.

Trupi i pajetë u gjend rreth orës 3:30 të mëngjesit nga një shofer.