Po kalonte rrugën, shqiptari përplaset për vdekje nga makina në Itali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident, në Torino të Italisë.

Viktima është 35-vjeçari Franko Gjinaj, i cili banonte në Cuneo.

Shqiptari u përplas për vdekje dy netë më parë, nga një makinë tip “Volkswagen”, teksa po kalonte rrugën.

Zona ku ndodhi aksidenti është e pandriçuar dhe zakonisht frekuentohet nga prostitutat.

Drejtuesi i makinës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në zonën përreth, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Gjatë natës së aksidentit kishte një mjegull të fortë, çka vështirëson punën e policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento