Skip to content
Të Gjitha

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen që ndodhi dje, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

· 2 min lexim

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ditën e sotme, ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen  në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar. Si pasojë e rikoshetit të plumbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.

Shtetasi B.G akuzohet për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”.

Njoftimi I policisë 
Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë, më datë 15.08.2020

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës

Ky shtetas mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.

Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar. Si pasojë e rikoshetit të plumbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”.