Po transportonte të sëmurin në spital, ambulanca përplaset me trajlerin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Berat-Urë Vajgurore në vendin e quajtur Otllak.

Një ambulancë është përplasur me një trajler.

Si pasojë e përplasjes shoferi, një mjek dhe një pacient janë dërguar me urgjencë në spital.

Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Balkanweb” shkruan se ambulanca po hynte në qytet, ndërsa trajleri me targa serbe po shkonte në pulari, pasi kishte sjellë mall.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento