Skip to content
Aktualitet

Po transportonte emigrant, përfundon në pranga 35-vjeçari

· 2 min lexim

Në prangat e policisë ka rënë një 35-vjeçar në Kurbin i cili ishte duke transportuar 7 emigrant të paligjshëm.

Sipas informacioneve zyrtare shtetasi me inicialet K.S., 35-vjeç është arrestuar në   Milot-Morinë, në Skuraj. Mësohet se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetin tip “Benz ”  po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.S., 35 vjeç, banues në Kamëz”, thotë policia.

Ai u  arrestua në Milot-Morinë, në Skuraj, duke transportuar 7 emigrantët me “ Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.