Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Po të kishte punuar hidrovori, situata do ishte ndryshe” Gazetarja Lala përplaset me Pirro Vengun

12:40 09/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
“Po të kishte punuar hidrovori, situata do ishte ndryshe” Gazetarja Lala përplaset me Pirro Vengun

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe gazetarja Klodiana Lala janë përplasur në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, teksa diskutonin për situatën e krijuar nga përmbytjet.

Gjatë debatit, Lala e pyeti ministrin nëse funksionimi i hidrovoreve do ta kishte ndryshuar situatën, duke iu referuar konkretisht problematikave të raportuara në Durrës. Vengu u përgjigj se nuk ishte momenti për debat politik, duke theksuar se strukturat janë në terren dhe se prioritet mbetet menaxhimi i situatës.

Gazetarja këmbënguli se angazhimi i ministrit është detyrim institucional dhe se shmangia e përgjegjësisë nuk ndihmon. Vengu reagoi duke deklaruar se është pranë qytetarëve të prekur dhe kërkoi mirëkuptim për t’u rikthyer në terren, ndërsa Lala e cilësoi këtë si shmangie. Debati u fokusua edhe te hetimi i Prokurorisë së Durrësit lidhur me funksionimin e hidrovoreve dhe pastrimin e kanaleve.

Pjesë nga debati

Klodiana Lala: Nuk e nisët fjalën tuaj me një mesazh ngushëllimi për të ndjerin.

Pirro Vengu: E kam bërë në mënyrë të përsëritur sot, do të kërkoja mirëkuptimin tuaj.

Klodiana Lala: Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tre vepra penale. Ndër të tjera, thuhet se dyshimet janë që hidrovori i Porto Romanos nuk ka funksionuar si duhet dhe ka patur problematika për pastrimin e kanaleve dhe plehrave. Ndiheni ju dhe qeverisja, përgjegjëse për këtë situatë? Po të kishte punuar hidrovori sic duhet, të ishin larguar mbeturinat, të largoheshin në inceneratorin që nuk ekziston, a do të ishte situate ndryshe?

Pirro Vengu: E nderuara zonjë, debati politik në këto momente nuk ndihmon, sidomos në përballimin e situatës së përmbytjes. Strukturat janë në terren. Çdo aktor që kërkon të kontribuojë….

Klodiana Lala: Ju e keni detyrim të angazhoheni.

Pirro Vengu: Politika pret, sot jemi me njerëzit dhe pranë tyre. Kërkoj mirëkuptimin tuaj të rikthehem në terren.

Klodiana Lala: Kjo është shmangie zoti ministër.

Pirro Vengu: Nuk u jam shmangur përgjegjësive të mia.

Klodiana Lala: Ka hetim që flet me fakte që hidrovori nuk ka funksionuar dhe ka shkaktuar pasoja.

Pirro Vengu: Sakrificën e forcave të armatosura duhet ta mbështesni.

Debati pasqyroi përplasjen mes kërkesës për përgjegjësi politike dhe theksimit të angazhimit operacional në terren, ndërsa hetimet për funksionimin e hidrovoreve dhe menaxhimin e infrastrukturës vijojnë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para
Deputeti denoncon zjarrin te 5 Maji: Dikush e ka piketuar për të ndërtuar Kulla!

Deputeti denoncon zjarrin te 5 Maji: Dikush e ka piketuar për të ndërtuar Kulla!

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English