“Po ta shfrytëzoja situatën do dilja burrë i urtë”, Rama ka dy fjalë për Metën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca sotme plenare ka vazhduar me deklarata të forta nga Taulant Balla, Erion Braçe, Rudina Hajdari, por ai që e ka mbajtur fjalën ka qenë edhe kryeministri Rama.

Kryeministri ka qenë i fokusuar te dekreti i presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet. Ai është shprehur se këtë situatë ai fare mirë mund ta përdorte edhe në favorin e tij, por kjo nuk është ajo që duhet të ndodhë në një vend demokratik.

Rama tha se Ilir Meta është bashkuar me Sali Berishën, duke fluturuar përtej kufirit të imagjinatës. Në këtë mënyrë ai vrau zgjedhjet edhe pse Partia Socialiste nuk e shfrytëzoi këtë për të ndaluar fushatën.

Kryeministri Rama ka insistuar duke e sfiduar ashpër Metën se zgjedhjet do të zhvillohen, kjo sepse ata kanë mbështetje solide nga populli. Ai është shprehur se nëse do të ishte i shqetësuar për karrigen e tij, ai do të ishte i pari që do të hidhej përpjetë që presidenti lëshoi një re nga pantallonat.

Deklarata e kryeministrit Rama:

“Ne jemi sot dëshmitarë të një tjetër zarari të madh e të papranueshëm… Presidenti vajti dhe u bashkua me telashin historik të këtij vendi, Sali Berishën. Për cilën arsye në botë, Presidenti do të merrte përsipër të fshinte firmën e tij me firmën e tij. Për cilën arsye në botë, presidenti bëri një sërë shfaqjesh të paqena për të bërë një akt unikal në historinë e republikave tona. Ka vetëm një arsye dhe dy fjalë, Ilir Meta. Si erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e politikës sonë.

Pse u përdor, pak rëndësi ka kjo. Presidenti duke fluturuar përtej kufirit të imagjinatës, u vendos për të vrarë zgjedhjet, dhe pse ne xhanëm se shfrytëzuam këtë për të ndaluar fushatën, dhe për të pritur ditën kur do t’i mbushej mendja partive të Ilirit dhe Saliut për të hyrë në zgjedhje. Po bëhet përpjekje e madhe kanal më kanal, portal më portal, për të ma faturuar mua përgjegjësinë, e madje deri për një qëllim të fshehtë e djallëzor për të provokuar një konflikt civil në Shqipëri.

Po ia nis me një pyetje. Sa të lidhur me interesat e një grushti njerëzish, aq edhe të pandarë nga interesat e tyre. Sa të jem unë i pabindshëm se kjo nuk është koha për kompromis por për zgjedhje më 30 qershor. Në rang vendi ne kemi 75% të vendit. Kemi mbështetje solide, të palëkundur. Qeveria ka probleme, turizmi dëmtohet, ekonomia, besimi i investitorëve.

Qetësimi i situatës duke përdorur zhdekretimin, duket si gjëja më e thjeshtë. Po përse të kem një dhimbje koke, kur s’kam asnjë lloj interesi të ngushtë e pragmatist. Të kthehem në pengesë për qetësimin e situatës dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes, nëse zgjedhjet shtyhen edhe në pafundësi.

Nëse do të isha i shqetësuar për karrigen do të isha i pari që do të hidhesha përpjetë që presidenti lëshoi një re nga pantallonat. E gjuaja gjenialitet politik dhe thoja bravo zoti president dhe punë e madhe se nisëm fushatën. Firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës. Dhe hajdeni se këtu jemi, i bëjme zgjedhjet kur të jenë gjërat siç doni. Dilja si burrë i urtë e i pafajshëm.”

Shpërndaje
Share.

Komento