Një “kopshtar” kanabisi, i kapur duke mbikqyrur një fabrikë droge me vlerë 1 milion sterlina brenda një tempulli të vjetër, do të ekstradohet në Shqipëri.
Shtetasi shqiptar, Fatjon Jaupas, 38 vjeç, u arrestua kur policia bastisi ndërtesën në Bradford në muajin maj. Brenda oficerët e policisë zbuluan 645 impiante në gjashtë dhoma të pajisura posaçërisht dhe një sistem kamerash sigurie për të monitoruar ambientet.
Sipas BBC, Jaupas u dënua me 24 muaj burg i pezulluar për dy vjet dhe iu tha se do të dëbohej pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.
Prokurorja, Deborah Smithies i tha Gjykatës së Bradford Crown se ndërtesa në Brearton Street kishte një zonë që jetonte me “një frigorifer të mbushur me ushqime” dhe kamera CCTV që monitoronin hyrjen. Ajo tha se Jaupas, pa vendbanim fiks, i tha policisë se ai kishte punuar për të shlyer një borxh kur u arrestua, por nuk bëri asnjë koment tjetër gjatë intervistës së tij në polici.
Avokati mbrojtës, Rodney Ferm tha se nuk kishte prova të tjera që vërtetonin se klienti i tij kishte ndonjë rol tjetër përveçse ishte një “kopshtar” dhe kjo ishte arsyeja pse ai ishte lënë atje. Ai tha se Jaupas kishte ardhur në vend në mënyrë të paligjshme dhe kishte punuar në “të zezë” në vende të ndryshme ndërtimi dhe larje makinash.
“Ishte vetëm çështje kohe para se ai të takohej me njerëzit që e drejtuan atë në këtë operacion. Ai nuk ka të ardhme në këtë vend dhe dëshira e tij tani është të kthehet në Shqipëri.”– tha avokati.
Duke lexuar vendimin, gjyqtari Colin Burn tha se si përfundim u vendo se Jaupas do të ekstradohej në Shqipëri duke theksuar se nuk ka ndonjë interes publik që ai të mbahet me shpenzimet e taksapaguesve britanik.