Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës për hapjen e një pusi uji.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi. Ai ka pësuar dëmtime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen në mënyrë të plotë dhe ligjore.