Skip to content
Të Gjitha

Po punonte në ndërtim, punëtori në Tiranë bie nga pallati dhe humb jetën

· 1 min lexim

Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë në kryeqytet.

Viktima M.P., po punonte në një pallat në ndërtim tek “Fusha e Aviacionit”, kur ra nga lartësia dhe humbi jetën.

Si pasojë e rënies nga lartësia punëtori ndërroi jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.