“Po përgatitemi për qeveri transitore”. Flet Grida Duma, zbulom të reja: nga protestat te dorëheqja e Bashës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Grida Duma ka qenë e ftuar ditën e sotme në Top Talk ku ka folur rreth çështjeve të ndryshme politike në vendin tonë.

Duma ka folur rreth aksioneve politike të Partisë Demokratike duke thënë se protestat kanë qenë një mënyrë e mirë që ata zgjodhën, por e pyetur nëse Basha do të vazhdojë me rrugën e protestave ajo tha se kjo është gjëja më normale që opozita mund të bëjë.

Megjithatë, Duma është shprehur se në protestat e organizuara Partia Demokratike ka pasur edhe intimidim, ku sipas saj u kanë thënë se nuk duhet të zgjedhin rrugën e të shkuarës, por sërish ata kanë vepruar sipas agjendës politike.

Basha këtë e ka gjënë më normale. Protesta janë kryer në numër në sasi , jetëgjatësi dhe cilësi. Nuk kanë munguar kanë dashur që të intimidojnë. Duke na thënë se nuk jeni forca e së shkuarës por e së tashmes. Na kanë thënë qëndroni konstruktiv. Mos u bëni me protesta duam stabilitet. Por protestat kanë qenë më të mirat e mundshme. Gjëja pas protestës është më e rënda. Ne s’duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes. Duhet të bazohemi tek forca e ndryshimit. Ne duam patjetër të tregojmë çfarë do bëjmë ndryshe.”

Ndër të tjera, Grida Duma u ndal edhe tek zgjedhjet e parakohshme, për të cilat u shpreh se do të kryhen dhe për më tepër PD po përgatitet për qeveri teknike dhe për zgjedhje të parakohshme.

Ne nuk e kemi hapur këtë punë. Marrja e përgjegjësive është e padiskutueshme. Basha do të provojë veten si kryeministër. Ai ka mundësitë tagrin për të bërë këtë. Ne jemi fitues. Pa asnjë diskutim po përgatitemi me një qeveri transitore dhe me zgjedhje të parakohshme. Edhe në kushtet më të vështira. “

Gjatë intervistës gazetari Dyrnjaja e pyeti ish-deputeten nëse Basha do të japë dorëheqjen në rast se do të pësojë disfatën e radhës në zgjedhje.

Sipas Dumës, është ende herët për të folur rreth kësaj, por ajo ka shtuar se Basha i ka premisat për tu bërë kryeministër dhe në të kundërt përgjegjësitë janë individuale.

Marrja e përgjegjësive do të mbetet gjithmonë një çështje e rëndësishme e vetë individit por edhe organizatës. Por pa diskutim është çështje e padiskutueshme në këtë moment. Basha do të provojë veten si kryeministër i këtij vendi dhe Padyshim që mendoj që i ka premisat dhe tagrin për këtë.  Për ti provuar shqiptarëve një qeverisje ndryshe.” tha Duma.

Shpërndaje
Share.

Komento