Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, në lagjen “SMT”.
Mësohet se një makinë përplasi një pastruese, teksa po punonte.
Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, shkruan “Shqiptarja.com”.
Si pasojë e goditjes nga makina, 45-vjeçarja mori plagë e fraktura të shumta.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.