Xhaxhai tentoi ta trafikonte/ Vajza flet me nënën pas 6 vitesh: Nuk i fal, të mos interesohen sa të jem gjallë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënë e bijë kanë shkëmbyer telefonatën e parë pas 6 vitesh gjatë emisionit “Pa gjurmë”.

Zogë Myrtaj u përshëndet ftohtë me nënën e saj, ndërsa nuk munguan edhe akuzat.

Vajza ishte denoncuar e zhdukur dhe akuzon familjen, se nuk ka bërë asgje për të gjetur vendodhjen e saj.

Sot ajo jeton në Tel Aviv, është e martuar dhe ka krijuar familjen e saj, por nuk ia fal familjes që vazhdojnë të mbajnë kontakte me xhaxhain.

Zoga pohon se ky i fundit ka tentuar ta trafikojë.

Më tej ajo shton, se nuk do të ketë kontakte me asnjë prej familjarëve.

“Ka shumë arsye pse nuk kontaktoj me familjen. Nuk dua të flas me ata fare. Kur nuk janë interesuar kur jam larguar të mos interesohem sa të jem gjallë. Unë kam familjen time, kam krijuar familjen time. Nuk i fal se nuk më kanë kërkuar që nga dita kur kam dalë nga shtëpia. Nuk më kanë marrë në telefon. Nuk dua të flas për të kaluarën. Xhaxhai ka dashur të më trafikojë. Të mos më kërkojnë më. Jam e martuar. Ata e dinë shumë mirë se unë nuk jam e humbur. Do ta mendoj njëherë. Nuk më kanë kërkuar që nga momenti kur kam ikur nga shtëpia. As më kanë shkolluar, as më kanë edukuar. Ata flisnin me xhaxhain. Çfarë janë këto gjëra. Qeshin kot me atë. Për mua nuk janë gjëra të falshme. Unë nuk jam fëmijë. Nuk mund të pranojë troç ajo që ne flasim me xhaxhanë. Unë do e kisha fal por të mos e kishte thënë atë. Është shumë e vështirë të falësh. Se kështu vriten njerëzit, vëllanë në burg, gocën e humbur. Nuk dua të ma përmendin xhaxhanë se do ia mbyll telefonin”, tregon Zoga.

Nëna e saj i ka bërë apel që të mbajë të paktën kontakte me motrën dhe vëllanë.

“Është gabim moshë e re. Pse nuk përpiqet me nënën që e ka rritur dhe as i kam bërtitur asnjëherë. A ke ndërmend me fol me motrën dhe vëllanë, mirë nënën, por me ata.  Të marrsha të ligat”, thotë nëna.

Shpërndaje
Share.

Komento