Skip to content
Të Gjitha

Po pastronte rrugën, 45-vjeçarja përplaset fuqishëm nga makina në Fushë-Krujë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, në lagjen “SMT”.

Mësohet se një makinë përplasi një pastruese, teksa po punonte.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, shkruan “Shqiptarja.com”.

Si pasojë e goditjes nga makina, 45-vjeçarja mori plagë e fraktura të shumta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.