Skip to content
Të Gjitha

Po pastronte armën e shërbimit, plagoset aksidentalisht efektivi i policisë

· 1 min lexim

Një punonjës i policisë në Vlorë është plagosur aksidentalisht, teksa pastronte armën e shërbimit pasditen e sotme.

Shtetasi me inicialet A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.

Në një njoftim për shtyp, Policia njofton se ektivi është dërguar menjëherë në spital, ku edhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Njoftimi i policise:
Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.

… në përditësim