Skip to content
Të Gjitha

“Po mbytemi”, jahti me turistë austriakë në Durrës jep alarmin

· 1 min lexim

Kapiteneria e Durrësit ka marrë një alarm sos për mbytje, një jaht me turistë austriake i cili ndodhet  tre milje larg nga bregdeti i Kallmit ka dhënë alarmin.

Mësohet se jahti që ka kërkuar ndihmën është me flamur austriak. Jahtit i është fikur motori si pasojë e kohës së keqe.

Në portin e Durrësit po mban një kohë e keqe. Forca e detit është 6 ballë. Sapo kanë marrë alarmin SOS për ndihmë, Kapiteneria e Portit kanë dërguar mjetin Rimorqator për të shpëtuar personat që ndodhen brenda në jaht.

Gjithashtu, mësohet se brenda jahtit ndodhen 3 shtetas nga Austria.