Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kamëz.
Një i moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një furgon.
Menjëherë në vendngjarje u mblodhën qytetarët e shumtë ndërsa i plagosuri qëndronte i shtrirë në asfalt i gjakosur.
I moshuari u dërgua menjëherë në spital, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.