Skip to content
Të Gjitha

Po lëvizte me biçikletë, i moshuari përplaset nga furgoni në Kamëz

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Një i moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një furgon.

Menjëherë në vendngjarje u mblodhën qytetarët e shumtë ndërsa i plagosuri qëndronte i shtrirë në asfalt i gjakosur.

I moshuari u dërgua menjëherë në spital, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.