Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në fshatin Larush.
Viktimë e aksidentit mbeti 23-vjeçari, Asllan Milla.
Ky i fundit po shkonte në servisin aty pranë ku punonte.
Në momentin kur po kalonte rrugën, ai u përplas nga një makinë tip “Mitsubishi”.
Policia ka shoqëruar drejtuesit e mjetit, një 41-vjeçar me iniciale R.K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.