Skip to content
Të Gjitha

Po kalonte rrugën, 23-vjeçari përplaset për vdekje nga makina në Fushë-Krujë

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në fshatin Larush.

Viktimë e aksidentit mbeti 23-vjeçari, Asllan Milla.

Ky i fundit po shkonte në servisin aty pranë ku punonte.

Në momentin kur po kalonte rrugën, ai u përplas nga një makinë tip “Mitsubishi”.

Policia ka shoqëruar drejtuesit e mjetit, një 41-vjeçar me iniciale R.K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.