Skip to content
Të Gjitha

Shkëmbyen zjarr me forcat malazeze, si u kapën shqiptarët që ekzekutuan me plumb në kokë policin

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë, ku shqiptarët vranë me armë zjarr një polic malazez.

Ky i fundit së bashku me kolegun e tij, ndaluan Nure Hasanajn së bashku me dy djemtë, Lulëzimin dhe Luanin, pasi ishin pa dokumenta.

Policët i morën shqiptarët për t’i çuar në komisariat.

Sipas mediave malazeze , shqiptarët e ulur në sedijen e pasme filluan të komunikonin në shqip me njëri-tjetrin.

Më pas Luani nxjerr armën dhe qëllon në kokë policin malazez, Milutin Lekoviç.

Gjithashtu ai ka tentuar të qëllojë edhe policin tjetër, por i ka ngecur arma.

Menjëherë pas krimit ata janë arratisur, por duke tentuar të kalojnë drejt Kroacisë, kanë shkëmbyer zjarr me policinë malazeze.

Në media janë publikuar edhe fotot e shqiptarëve të gjakosur, duke u dërguar në Prokurori.