Po fliste me kamera në telefon, dalin detajet e aksidentit që i mori jetën 30-vjeçarit në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mëngjesin e sotëm në Durrës.

Makina tip ‘Renaul’ me drejtues 30-vjeçarin, Erjon Beli, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Plepa-Shkozet.

Viktima ishte nga Kavaja dhe punonte si këngëtar në një lokal nate.

‘Newsbomb’ shkruan, se në momentin e aksidentit, Beli ka qenë duke folur me kamera në telefon.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardjen e aksidentit.

Durrës/ Informacion paraprak:

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento