Skip to content
Të Gjitha

“Merre gishtin e mesit dhe shko në shtëpi”, gratë e Astirit i prishin konferencën ambasadorit të OSBE

· 1 min lexim

Gratë e Astirit nuk e kanë kapërdirë kollaj, gishtin e mesit që ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt u tregoi gjatë protestës pëprara drejtorisë së policisë.

Pas peticionit për largimit e tij dhe disa tubimeve, ato janë futur brenda në sallën ku po mbahej konferenca për lirinë e medias.

Gjatë kohës kur ambasadori po fliste, ato kanë thirrur njëzëri ‘Borschardt shame on you’.

Në duar gratë e Astirit mbanin pankarta me disa shënime interesante, shkruan ‘Faxweb’.

Në njërën prej pankartave shkruhej: “Borchardt, shko në shtëpi dhe merre gishtin e tënd të mesit me vete”.

Ndërsa një tjetër mesazh për ambasadorin ishte: “Gishti i mesit nuk mund të na japë leksione për lirinë e mediave”.

Ambasadori nuk u ka kushtuar rëndësi thirrjeve dhe ka vijuar me rendin e ditës.

Protestueset më pas janë nxjerrë jashtë nga organizatorët e konferencës.