Skip to content
Të Gjitha

Po filmonin te “Azotiku”, fieraku i vjedh biçikletat dy turistëve gjermanë

· 2 min lexim

Një 19-vjeçar në Fier vodhi biçikletat e dy turistëve gjermanë.

Ngjarja u regjistrua në zonën e quajtur “Azotiku”, ndërsa turistët po bënin filmime.

Policia u njoftua nga një qytetar që ndodhej në vendngjarje.

Blutë u vunë menjëherë në ndjekje të autorit , i cili i braktisi biçikletat në lagjen e romëve.

Më pas policia u dorëzoi turistëve biçikletat e vjedhura.

Njëkohësisht efektivët po punojnë për kapjen e 19-vjeçarit, i cili është identifikuar tashmë.

Njoftimi i policisë

Fier

Policia e Fierit falë bashkëpunimit me qytetarët u gjen në kohë rekord dy turistëve biçikletat që u kishte vjedhur një 19-vjeçar

Gjatë ndjekjes nga Policia autori mundi të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në zonën e quajtur “Azotiku”, një shtetas u kishte vjedhur biçikletat dy turistëve gjermanë, duke shfrytëzuar momentin kur këta të fundit ishin duke filmuar.

Një qytetar, i cili kishte parë momentin e vjedhjes, njoftoi policinë dhe menjëherë drejt vendngjarjes u nis njësia “Shqiponjat”, e cila u vu në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori braktisi biçikletat në lagjen e romëve dhe arriti të largohet. Policia po punon për kapjen e shtetasit K. M., 19 vjeç dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Shërbimet e Policisë “Shqiponjat” u kanë dorëzuar biçikletat turistëve gjermanë, të cilët kanë falënderuar Policinë për gjetjen e tyre.

Policia e Fierit falënderon qytetarin për besimin, bashkëpunimin dhe reagimin qytetar, pasi raste të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në imazhin e vendit dhe fton cilindo që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 ose në “Komisariatin Dixhital”, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.